​Evertoni lëshon njoftim zyrtar: Kemi pezulluar një lojtar të ekipit të parë

Futboll

​Evertoni lëshon njoftim zyrtar: Kemi pezulluar një lojtar të ekipit të parë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Skuadra e Premier Ligës angleze Evertoni ka pezulluar një lojtar të skuadrës së ekipit të parë në pritje të një hetimi policor.

Asnjë detaj nuk është zbuluar deri më tani në lidhje me lojtarin në fjalë ose akuzat e përfshira ndaj tij.

"Evertoni mund të konfirmojë se ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë në pritje të një hetimi policor. Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me pyetjet e tyre dhe nuk do të bëjë ndonjë deklaratë të mëtejshme në këtë kohë.", thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Evertoni.

“Toffees”, me ish-shefin e Liverpoolit Rafael Benitez në krye, janë në proces të kompletimit të programit të tyre para-sezonal.

Ata do të përballen me ekipin kolumbian Millonarios në Kupën e Floridas të dielën.

Sezoni i tyre në Premier League 2021-22 fillon në shtëpi kundër Southamptonit më 14 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat