Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Futboll

Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 13:52
Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Për herë të parë pas themelimit të Ligës së Konferencës gjyqtarët kosovarë do ta ndajnë drejtësinë në raundin e dytë të kësaj gare.

Është gjyqtari Visar Kastrati, me asistentët Besnik Morina e Imran Kabashi, si dhe gjyqtarin e katërt, Alban Shala, të cilët janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndërmjet skuadrës bullgare Arda dhe asaj izraelite Hapoel Beer –Sheva.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, në orën 20:00, në stadiumin “Arda Arena” në Kardjali.

Më herët gjatë këtij muaji UEFA kishte deleguar katërshen e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Dinamo Zagreb – Valur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat