Çështja “e shqiptarit, shpërthen gazetari italian: Situatë m…,

Futboll

Çështja “e shqiptarit, shpërthen gazetari italian: Situatë m…,

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:09
Çështja “e shqiptarit, shpërthen gazetari italian: Situatë m…,

Prej disa ditësh shtypi italian po zien nga veprimet e ulëta të ultrasve të Lazios, të cilët arritën deri në pikën sa vendosën një banderolë ofenduese për mbrojtësin e ri të tyre, që nuk ka aspak lidhje me ideologjitë e së kaluarës që disa prej ultrasve pretendojnë edhe në vitin 2021.

Megjithatë, si për ironi të fatit, ultrasit fashistë të Lazios ende nuk kanë bërë asnjë reagim për trajnerin, njeriun e deklaruar në Itali si komunist, ekstremi i kundërt i këtyre tifozëve që po masakrojnë futbollistin shqiptar Elseid Hysajn.

“Unë nuk marr në ekip një komunist”, shprehej dikur Berluskoni, ishlider historik i të djathtëve.

Gazetari italian Paolo Ziliani ka shkruar pikërisht me ironi, duke pyetur pse po hesht trajneri i Lacios rreth kësaj situate.

“Nga Lotito nuk është se ndonjëri pret ndonjë gjë të madhe, po vërtet ‘komandant’ Sarri është nga ata që nuk kanë asgjë për të thënë në një situatë të tillë m…”, ka shkruar gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat