Çfarë thotë trajneri i Dinamos për Ademin?

Futboll

Çfarë thotë trajneri i Dinamos për Ademin?

Nga: K.G. Më: 21 korrik 2021 Në ora: 12:15
Çfarë thotë trajneri i Dinamos për Ademin?

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi u dëmtua mbrëmë në ndeshjen e raundit të dytë në kualifikimet për Champions League, në të cilën Dinamo e Zagrebit triumfoi kundër Omonisë nga Qipro, me rezultat 2:0.

Kapiteni i Dinamos, Ademi, u largua nga loja në minutën e 42-të, dhe sipas vlerësimeve fillestare, dëmtimi është serioz. 

“Ademi pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës. 

Unë nuk do të parashikoj asgjë, por shpresoj se gjithçka do të jetë mirë", - tha trajneri i Dinamos, Damir Krznar.

Ademi, bëhet e ditur se do të humbasë ndeshjen e kthimit me qipriotët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat