Prishtina ka shumë lojtarë të lënduar

Futboll

Prishtina ka shumë lojtarë të lënduar

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 12:00
Prishtina ka shumë lojtarë të lënduar

Prishtina me spektakël dhe dominim e ka mposhtur CQ Nomad’s nga Uellsi me rezultat 4-1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Të besuarit e Zekerija Ramadanit ishin në formë të lartë në këtë takim, duke krijuar shumë raste shënimi dhe në fund e gjetën rrjetën katër herë me Oto John (2), Endrit Krasniqin (1) dhe Leotrim Bekteshin (1).

Por në këtë ndeshje kishte arsye edhe për pak mërzitje, pasi që Leotrim Kryeziu u lëndua në pjesën e parë dhe u desh të zëvendësohet, shkruan Gazeta Olle. Në pjesën e dytë lëndim pësoi edhe Mendurim Hoti që bëri një ndeshje shumë të mirë.

Kohëzgjatja e mungesës e kësaj dyshe nuk dihet, ndërsa jashtë për arsye të njëjta mbesin edhe Sabjen Lilaj dhe Qëndrim Zyba.

Katër lojtarë formacioni që do të jenë mungesë e madhe për ndeshjen kthyese, pasi ka pak gjasa që të rikuperohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat