Lotito ndez ëndrrat e tifozëve

Futboll

Lotito ndez ëndrrat e tifozëve

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:35
Lotito ndez ëndrrat e tifozëve

Pasi i ka thënë lamtumirë Simone Inzaghi-t, Lazio ka pritur me shumë entuziazëm Maurizio Sarri-n.

Është ai trajneri i përzgjedhur nga Claudio Lotito për të marrë rezultate të mëdha.

Pikërisht numri një i bardhekaltërve ka dhënë mendimin e tij mbi skuadrën në një intervistë të dhënë për Lazio Style Magazine, revista zyrtare e skuadrës.

“Ky klub dhe kjo presidencë kanë shkruar bashkë, me kontributin e futbollistëve, trajnerëve, gjithë tifozëve, shumë faqe befasuese të Lazio-s”, ka thënë Lotito.

“Lojtarët e rinj të blerë nga klubi janë me skuadrën tashmë dhe të tjerë do të vijnë për të përmirësuar një ekip që shumë na e kanë zili”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat