Mesfushori i Realit lë fushën me barelë në Lojërat Olimpike

Futboll

Mesfushori i Realit lë fushën me barelë në Lojërat Olimpike

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:54
Mesfushori i Realit lë fushën me barelë në Lojërat Olimpike

Mesfushori i Real Madridit, Dani Sebajos pësoi një dëmtim horror ditën e sotme në sfidën që Spanja luajti me Egjiptin në kuadër të turneut futbollistik të Lojërave Olimpike.

Kundërshtari egjiptian shkeli keq ne kaviljen e mesfushorit 24-vjeçar duke e larguar këtë të fundit me barelë nga fusha.

Në pamjet e transmetuara shikohet ndërhyrja e tmerrshme në dëm të Sebajos i cili pritet të mungojë gjatë në fushën e gjelbër.

Rasti është bërë viral teksa futbollisti i Egjiptit është kritikuar ashpër për ndërhyrjen duke rrezikuar seriozisht shëndetin e kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat