Dukagjini përforcohet me sulmuesin nga Guinea

Futboll

Dukagjini përforcohet me sulmuesin nga Guinea

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:40
Dukagjini përforcohet me sulmuesin nga Guinea

Dukagjini nga Klina përforcon radhët edhe me një futbollist, kësaj radhe nga shtetet e jashtme.

Presidenti i klubit, Fabian Veseli, synon që të ndërtojë një ekip të fuqishme për elitën e futbollit të Kosovës.

“Futbollisti nga Guinea, Moriba, është sulmues dhe vjen nga futbolli turk, ku ishte aktivizuar te grup-moshat e Denizlispor U19.

I lindur më 30 dhjetor 2000, njëzetvjeçari ka arritur që në vitin 2020 në kampionatin e grup-moshave U19  t’i realizojë nëntë gola në njëzetekatër paraqitje.

Mirë se vjen Lamah dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë!”, njofton KF Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat