Allegri: Ia kam filluar me emocion dhe entuziazëm

Futboll

Allegri: Ia kam filluar me emocion dhe entuziazëm

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:05
Massimilano Allegri

Massimilano Allegri ka folur në konferencën e parë për shtyp.

Massimiliano Allegri është duke e mbajtur konferencën e parë për shtyp si trajner i Juventusit që nga rikthimi i tij.

Allegri u shpreh i kënaqur me rikthimin e tij dhe theksoi se në skuadër ka talentë të rinj por edhe lojtarë me eksperiencë si Chiellini, Bonucci etj.

“E kam rifilluar këtë sfidë me emocion dhe zbavitje, ashtu sikur fillova të jem trajner”, tha ai.

“Jam këtu me një grup të lojtarëve të rinj që kanë shumë kualitet, kemi grumbulluar lojtarët e Primaveras. Kemi filluar një cikël të ri, mendojmë për të ardhmen”, shoti ai.

“Këtu ka shumë të rinj që do të jenë një vlerë e shtuar për klubin pastaj ka edhe ekspertë si Chiellini, Bonucci dhe Ronaldo që janë shembuj për të rinjtë”, deklaroi Massimilano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat