Futbollisti Leonard Zhuta edhe zyrtarisht i jep fund aventurës me skuadrën italiane, Lecce.
Ai transferohet në skuadrën norvegjeze Valerenga.
Zhuta pati kaluar në Lecce në qershor të vitit 2020 nga radhët e skuadrës suedeze Hacken.
Pasi Lecce nuk arriti të sigurojë hyrjen në Serie A, ky klub vendosi për ndryshime në stafin e ekipit.
"Lecce ka konfirmuar zyrtarisht se e ka shitur Leonard Zhutën te Valerenga, një klub norvegjez i kategorisë së parë", njofton Lecce.