Muriqi thyen heshtjen

Futboll

Muriqi thyen heshtjen

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:12
Muriqi thyen heshtjen

Vedat Muriqi do të vazhdoj të mbetet te Lazio, së paku edhe për një vit tjetër.

Vedat Muriqi mohon zërat për një rikthim të tij te Fenerbahce.

Në një intervistë për Corriere Dello Sport sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka theksuar se është i lumtur te Lazio dhe se nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e klubit nga Stambolli për të qenë sërish pjesë e Fenerbahces.

“Me Fenerin nuk ka asgjë, kështu që me shumë mundësi do të qëndroj te Lazio”, theksoi Muriqi.

Gjatë ditës së sotme, edhe presidenti i Fenerbahces, Ali koc deklaroi se nuk do ta rikthejnë Muriqin në Stamboll.

Si duket sulmuesi nga Kosova ka marrë besimin e Maurizio Sarrit dhe do të qëndrojë edhe një vit në kryeqytetin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat