Sulmi i Teutës pakësohet përpara sfidës me Shamrokun

Futboll

Sulmi i Teutës pakësohet përpara sfidës me Shamrokun

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:22
Sulmi i Teutës pakësohet përpara sfidës me Shamrokun

Teuta ka rrallaur forcat në sulm përpara sfidës me Shamrokun. Kampionët e Superiores kanë njoftuar largimin e Blerim Krasniqit.

Futbollisti erdhi në Durrës vitin e shkuar, ku fitoi edhe titullin kampion me fanellën blu. Megjithatë aventura e tij me bregdetarët nuk ka zgjatur shumë, teksa lojtari që është aktivizuar si titullar nga Martini nuk do të jetë më pjesë e Teutës.

“Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmesin Blerim Krasniqi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Blerim për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu.

Shume? suksese ne? vazhdim kampion”, njofton klubi i Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat