Interi po përgatitet për jetën pa Lukakun

Futboll

Interi po përgatitet për jetën pa Lukakun

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 07:58
Interi po përgatitet për jetën pa Lukakun

Duvan Zapata është një nga shënjestrat kryesore të Interit në rast të largimit të Romelu Lukakut drejt Chelseat, ndërsa Tammy Abraham mund ta zëvendësojë kolumbianin te Atalanta.

Së fundmi, Blutë kanë ofruar 100 milionë euro dhe Marcos Alonson për sulmuesin belg, por kjo ofertë është refuzuar nga Nerazzurrët.

Mirëpo, raportime të ndryshme pohojnë se nëse klubi anglez vjen me një shumë prej 120 milionë eurosh, gjërat mund të ndryshojnë.

Sipas Sky Sport Italia, vet lojtari nuk e ka refuzuar kthimin te Chelsea, derisa kampioni italian pret ofertë më të mirë nga klubi i Ligës Premier.

Në rast të largimit të Lukakut, Interi do të transferojë dy sulmues. Duvan Zapata i Atalantas është favorit dhe pas tij në listë ndodhet Joaquin Correa i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat