Drita aranzhon tri ndeshje miqësore

Futboll

Drita aranzhon tri ndeshje miqësore

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 12:29
Drita aranzhon tri ndeshje miqësore

Nënkampioni i Kosovës, Drita, po bëhet gati për edicionin e ri.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, ka aranzhuar tri miqësore para sezonale.

Miqësorja e parë do të zhvillohet të shtunën me 7 gusht ndaj klubit Vjosa.

Pas kësaj vjen ndeshja me 11 gusht ndaj Dukagjinit në Klinë.

Ndërsa ndeshja e fundit vjen me 15 gusht ndaj Ulpianës, që është pjesë e Superligës.

Në këto ndeshje pritet të debutojë Rron Broja dhe Agim Zeka, dy transferimet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat