Mancheter City do të kompletojë transferimin e mesfushorit Xhek Grealish nga Aston Villa.
Anglezi ka vendosur t’i bashkohet kampionit të Premierligës, derisa edhe dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
-Sipas “TalkSport”, Grealish momentalisht është në Mançester, ku do kompletojë kalimin te “Qytetarët”.
Marrëveshja më shumë se 100 milionë euro pritet të zyrtarizohet në mbrëmje, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Ndërkohë, në rast që ndodh ndonjë dështim në marrëveshje, atëherë Grealish mund të rinovojë me Aston Villa-n.