Atalanta e Gasperinit kërkon dy emrat “e frikshëm”

Futboll

Atalanta e Gasperinit kërkon dy emrat “e frikshëm”

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:46
Atalanta e Gasperinit kërkon dy emrat “e frikshëm”

Tek Atalanta mund të kemi një revolucion total në repartin e sulmit. Skuadra nga Bergamo është e interesuar për të blerë Bellotin dhe Abraham të Chelsea.

Megjithatë gjithçka varet nga transferimi i Lukakut tek Chelsea për vlerën 120 milion dollarë.

Në këtë mënyrë Atalanta do të transferonte Abrahamin. Ndërkohë që Inter ka si prioritet Zapatan në sulm. Zikaltërit ofrojnë 40 milionë euro për kolumbianin.

Nga ana tjetër Romero pritet të largohet nga Atalanta për vlerën e 50 milionë eurove tek Tottenhami. Me këto para, Atalanta do të synojë blerjen e Bellotit nga Torino, i cili ka treguar aftësitë e tij në Serinë A, ndërsa sulmi i ekipit të Gasperinit do të ishte më i frikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat