Ramadani: Nuk dua të kemi eufori

Futboll

Ramadani: Nuk dua të kemi eufori

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 12:38
Ramadani: Nuk dua të kemi eufori

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas fitores ndaj Bodo/Glimt në kuadër të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës mposhti atë të Norvegjisë me rezultat 2-1, duke shpresuar për në kualifikimin në fazën play-off.

Ai ka thënë se skuadra duhet të jetë shumë e kujdesshme në ndeshjen kthyese, ku në fund do t’iu jepet rasti.

“Nuk dua të kemi eufori. Duhet edhe atje të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje dhe besoj që do të kemi mundësi”, tha Zekirija Ramadani.

“Nëse luajmë më disiplinë taktike në fazën defanzive, do ta na jepet mundësia të shënojmë edhe atje”, deklaroi “Zeka”.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Norvegji dhe fituesi kalon në play-off, i cili është rrethi i fundit që siguron pjesëmarrjen në fazën grupore të garës së kategorisë së tretë në futbollin evropian.

Prishtina do ta shkruante historinë nëse e arrin play-off’in duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin kaq larg në kualifikime për një garë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat