Merih Demiral zyrtarisht pasuesi i Romero

Futboll

Merih Demiral zyrtarisht pasuesi i Romero

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:08
Merih Demiral

Merih Demiral është zyrtarisht pjesë e Atalanta. Klubi nga Bergamo ka dalë me komunikatë dhe njofton transferimin e qendërmbrojtësit.

Demiral kalon tek Atalanta në huazim me të drejtë blerje, për shumën e 30 milion eurove. Turku zëvendëson Christian Romero.

Këtë të fundit Atalanta e bleu te Juve për 15 milion euro dhe e ka transferuar në Premier League te Tottenham për 50 milion euro.

Në fund të sezonit të ardhshëm Atalanta do të vendosë edhe në lidhje me Demiral, nëse do e blejë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat