Mourinho nuk e ka në plane

Futboll

Mourinho nuk e ka në plane

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:10
Mourinho nuk e ka në plane

Alesandro Florenzi është rikthyer te Roma në këtë merkato verore, pas huazimeve te Valencia dhe Paris Saint Germain.

Megjithatë anësori i krahut të djathtë nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Jose Mourinho dhe mund të largohet shumë shpejt nga verdhekuqtë.

Paris Saint Germain vendosi të mos ushtronte të drejtën e blerjes për 30-vjeçarin i cili ka edhe dy vite kontratë me Romën, megjithatë e ardhmja e Florenzit do të jetë jashtë Italisë.

Së fundmi interes për ë ka shfaqur Sevilla që fillimisht do të synojë të largojë disa elementë për të bërë të mundur afrimin e italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat