‘Real Madrid Foundation Clinics’ organizon kamp basketbolli në Prishtinë, në bashkëpunim me Robin Krasniqin dhe KB Sigal Prishtina

Futboll

‘Real Madrid Foundation Clinics’ organizon kamp basketbolli në Prishtinë, në bashkëpunim me Robin Krasniqin dhe KB Sigal Prishtina

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 19:28
‘Real Madrid Foundation Clinics’ organizon kamp basketbolli në Prishtinë, në bashkëpunim me Haxhi Krasniqin dhe KB Sigal Prishtina

KB Sigal Prishtina me STE/Robin Krasniqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të sjell për herë të parë një kamp ndërkombëtar të këtij profili, kampin basketbollistik me trajner të përzgjedhur dhe të trajnuar të Real Madridit Clinics Foundation.

Kampi fillon me 30 Gusht dhe përfundon me 10 Shtator. Regjistrimi për kamp fillon që nga dita e Martë me 10 Gusht 2021.

Organizimin e këtij kampi e ka bërë të ditur Prishtina përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

"Një super lajm dhe super mundësi për adhuruesit e basketbollit, përkatësisht për gjeneratat e reja të Kosovës të cilët merren apo janë të interesuara të merren me lojën e bukur të basketbollit!

Edhe një herë KB Sigal Prishtina i then barrierat dhe i hap derën Basketbollit Kosovar dhe atij Shqiptar që të afirmohet në skenën ndërkombëtare, aty ku e ka vendin!

Klubi i Kampionëve KB Sigal Prishtina me STE/Robin Krasniqi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të sjell për herë të parë një kamp ndërkomëtar të këtij profili – Kampin Basketbollistik me trajnerë të përzgjedhur dhe të trajnuar të Real Madridit Clinics Foundation.

Kampi i përbashkët do të organizohet për të gjitha grupmoshat e reja të cilat do të kenë mundësinë të mësojnë nga trajnerët e një prej skuadrave më me traditë e më të suksesshme në botën e sportit!

Kampi fillon me 30 Gusht dhe përfundon me 10 Shtator. Regjistrimi për kamp fillon që nga dita e Martë me 10 Gusht 2021. Informatat mbi procesin e regjistrimit do të shpalosen në konferencën e rradhës për shtyp. Numri i pjesëmarresve kete herë është i limituar.

Presidenti i klubit Burim Maraj dhe nën-kryetari Shkumbin Jakupi u shprehën mjaft të lumtur që arritën të realizojnë këtë bashkëpunim me gjigantët evropian, arritje e cila u bë e mundshme falë Kompanisë MIK Sports dhe STE/Robin Krasniqi!

Welcome to the Home of Champions!", njoftojnë organizatorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat