Real-Milan dhe Barca-Juve, sfida interesante

Futboll

Real-Milan dhe Barca-Juve, sfida interesante

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:06
Real-Milan dhe Barca-Juve, sfida interesante

Ku mund të shihni Barcelonën në daljen e saj të parë pa Lionel Messin?

Këtë të dielë, në ekranin e Supersport, që sjell kryqëzimet e gjigandët e Spanjës dhe Italisë në testet para sezonale vjen këtë të dielë në Supersport, që sjell sfidat Milan-Real Madrid dhe Barcelona-Juventus. katalanasit që pas shokut të pësuar nga largimi i argjentinasit zbresin në fushë për trofeun Gamper përballë Juventusit, një sfidë që mund ta ndiqni drejtpërdrejtr në orën 21.30.

Barca do ta nisë sezonin ndaj Real Societad në 15 gusht, ndërsa Juventusi një javë më pas përballë Udinezes. Barca-Juventus është një miqësore luksei, një aperitiv i mbrëmjeve të Championsit, edhe pse Ronaldo humbet përballjen me rivalin e tij të përjetshëm. Ronald Koeman nuk mund ta lërë skuadrën të fundoset nga humbja e argjentinasit, dhe edhe pse ai tani ka ikur, kanë mërritru Memphis Depay, Aguero dhe Eric Garcia, dhe do të jetë interesante për të parë se cfarë skuadre do të hedhë në fushë Barca për sezonin e ri pasi ka humbur një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Barcelonës i mungojnë të dëmtuarit Marc Andre Ter Stegen, Ansu Fati dhe Dembepe, ndërsa Pedri ka qenë i impenjuar me kombëtaren olimpike. Katalanasit gjithsesi pritet të hedhin një 11-she të fortë me Pique, Busquets, Jordi Alba dhe Griezman si titullrë. Kjo ndeshje mund të ofrojë një shans të madh edhe për shqiptarin Rey Manaj, që pasi ka shkëlqyer në disa teste të katalansve do të jetë në stol me shpresën e madhe për të shijuar një shans që të vjen një herë në jetë nga kjo përballje.

Juventusi rikthehet me Allegrin, trajnerin që e coi 2 herë në finalet e Championsit dhe tani mat forcat me një skuadër të denjë, do të jetë dalja e parë e kësaj vere për Cristiano Ronaldon ndërsa për teknikun rasti i parë për të testuar modulin 4-3-3. Dybala gjithsesi nuk është në gjendjen më të mië dhe me Ronaldon pritet të luajnë Chiesa e Morata, një tredhëmbësh i konsoliduar, trajneri nuk ka ende Kajo Jorge ,që është kthyer në brazil për procedurat e fundit burukratike, dhe do të bashkohet më vonë me skuiadrën.

Më herët saktësishjt në orën 18.30 Supersport sjell Real Madrid – Milan. Një tjetër miqësore lluksi që luhet në Austri.

Los Blancos nisin sezonin ndaj Alaves në 14 gusht, ndërsa Milani ka edhe dy miqësore të tjera para se të debutojë në kampionat ndaj Sampdorias. Reali ka humbur një miqësore me Rangers në 25 korrik dhe përgatitjet e kësaj verë nuk lanë qenë ideale me një numër të madh lojtarësh që nuk kanë qenë në Valdebebeas për shkak të impenjimeve të tjera, por Karlo Ancelotti shikon skuadrën e tij të marë formë, përballë Milanit të tij të dashur me të cilin arriti suksese të jashtëzakonshme në kohët e arta të Berluskonit. Ashtu si Barca edhe Reali vuan problemet financiare, dhe ka bërë vetëm një blerë këtë verë, Davi Alaban, me Sergio Ramos dhe Raphael Varane që janë larguar. Gjithsesi ata duan të fitojnë kampionatin , sidomos me largimin e Messit, ndaj dhe ky do të jetë një test i vlerësuar në maksimum. Milani, disi më mbrapa me përgatitjet, ka humbur Donnarumën dhe Calhanoglu, gjithsesi skuadra e Piolit ka luajtur disa miqësore.

Kuqezinjtë kanë patur një verë interesante në merkato, duke nënshkruar me Fikayo Tomorin, Maignan, Tonalin, Fode Ballo-Toure , Brahim Diaz dhe Olivier Giroud që mund të bëjë daljen e parë me Milanin, përballë një rivali të denjë për historinë dhe vendin ku duan të rikthehen kuqezinjtë në panoramën e futbollit europian. Milani e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë pas Inter, pozicionimi i tyre më i mirë që nga 2012, dhe tifozët shpresojnë që sezonin që vjen të bëjnë edhe më tepër, dhe kjo është një mundësi për të parë nëse vërtet kanë brumin për tja dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat