Messi jep premtimin

Futboll

Messi jep premtimin

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:27
Messi jep premtimin

Pasi zyrtarisht u ndanë rrugët mes Barcelonës dhe Lionel Messit, ky i fundit është paraqitur në një konferencë për media sot.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” i ka premtuar tifozëve se një ditë sërish do të rikthehet te Barcelona.

“Nuk kam dyshim se pas disa vitesh jashtë, ne do të kthehemi këtu. Kjo është shtëpia jonë.

“Shpresoj që një ditë të kthehem në klub, të kontribuoj dhe që Barça të vazhdojë të jetë më e mira në botë”– ka thënë argjentinasi.

Kujtojmë se 34-vjeçari ka kaluar 21 vite te Barcelona, teksa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2005.

Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm me katalunasit, teksa edhe rekordet e çmimet individuale janë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat