Garë e ashpër për Shaqirin, Sevilla dhe Villarreal rivalizojnë klubet për yllin shqiptar

Futboll

Garë e ashpër për Shaqirin, Sevilla dhe Villarreal rivalizojnë klubet për yllin shqiptar

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:19
Xherdan Shaqiri

Sulmuesi Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpool gjatë verës.

Shqiptari ka kërkuar largimin shkaku të fitojë minutazhë më të lartë dhe dy klubet e mëdha spanjolle, Sevilla dhe Villarreal kanë shprehur interesim.

Paraqitjet e mira në “Euro” mund t’i fitojnë kontratë të re, por shkaku i minutazhës, Shaqiri e do largimin nga “Anfield”.

“Sky Sports” para disa ditëve ka zbuluar se dy klube të Premierligës janë të interesuara, klube që luajnë në Evropë, por emrat nuk dihen.

Ndërkohë, Sevilla e konsideron Shaqirin si pasuesi i Luuk de Jong që do largohet, derisa Villarreal kërkon një sulmues që të jetë partner i Gerard Morenos.

Por, gara për klubet spanjolle nuk do jetë aq e lehtë, ngase edhe Napoli gjithashtu e pëlqen futbollistin me prejardhje nga Gjilani.

Ndërkohë, Liverpool nuk konsideron ta shesë nën 15 milionë euro, derisa ka mbetur edhe një muaj para se të mbyllet afati veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat