Lajm i mirë për Ligën e Parë të Kosovës

Futboll

Lajm i mirë për Ligën e Parë të Kosovës

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:32
Lajm i mirë për Ligën e Parë të Kosovës

Sot presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Viva Fresh” Xhevdet Rexhepi, e zyrtarizuan marrëveshjen për sponzorizimin e Ligës së Parë.

Nga kjo kontratë e lidhur ndërmjet FFK-së dhe kompanisë “Viva Fresh” do të përfitojnë 20 klubet e Ligës së Parë të të dyja grupeve.

Në bazë të marrëveshjes së arritur palët u dakorduan që Liga e Parë në edicionin e ri garues të quhet “Viva Fresh Liga e Parë”. Kampionati i ri në “Viva Fresh Ligën e Parë” fillon më 28 gusht.

Ndërkaq, të drejtat televizive të kësaj lige për edicionin 2021/2022 i ka fituar kompania “Art Motion”, duke ia siguruar kësaj lige 150 mijë euro për vit futbollistik, marrëveshje e cila u zyrtarizua dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat