Fati i keq i futbollistit, gruaja e la jashtë dere

Futboll

Fati i keq i futbollistit, gruaja e la jashtë dere

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:56
Fati i keq i futbollistit, gruaja e la jashtë dere

Alvaro Morata dhe Juventusi u kthyen në të gdhirë të ditës së djeshme nga Barcelona në Torino, por ky zbarkim nuk ishte i lumtur.

Sulmuesi spanjoll kishte harruar çelësat e shtëpisë, ndërsa kur ka provuar të hyjë në shtëpi ka parë që bashkëshortja e tij, Aliçe, të mos i hapë derën dhe futbollisti pas disa minutash jashtë kangjellave të vilës, vendosi të shkojë të flejë në një hotel.

Këtë moment për të qeshur e kanë shpjeguar në “Instagram” si Aliçe Kampelo, ashtu sikurse Alvaro Morata. Madje, bashkëshortja e juventinit i ka kërkuar falje publike, duke nënvizuar se ishte në gjumë dhe nuk kishte dëgjuar as celularin dhe as zilen.

Ndërsa tifozët e Juves me ironi postuan: “Bërë mirë që e le jashtë Alvaron, e meritoi pas humbjes me Barcelonën”:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat