Selmani: Në klubin e Ferizajt po ndodhin ndryshime 

Futboll

Selmani: Në klubin e Ferizajt po ndodhin ndryshime 

Nga: K.G. Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:54
Selmani: Në klubin e Ferizajt po ndodhin ndryshime 

Ferizaj i ka qëllime e qarta për edicionin e ri, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Drejtori sportiv i Ferizajt, Agron Selmani, është optimist se do të ndërtojnë një ekip ashtu siç i ka hije.

“Në klubin e Ferizajt po ndodhin ndryshime dhe kjo po vërehet së paku edhe nga përshtypjet e atyre që një kohë kanë qen afër apo pjesë e klubit, ndryshime këto pozitive gjë që nga këto ndryshime përfitues jemi të gjithë ngapak, po ashtu ka edhe një dozë të entuziazmit që na ushqen për të ecur përpara, por do të jemi të kujdesshëm nga entuziazmi i tepruar.

Të nderuar, unë do të doja të ndaj me juve tri segmente ku është fokusuar energjia jonë:

 -Stabilitet organizativ dhe financiar!

 -Përmisim i infrastrukturës sportive dhe asaj përcjellëse me qëllim të krijimit të kushteve optimale për punë.

-Reformatim dhe riorganizim në segmentin profesional kjo për kategorinë e seniorëve, juniorëve dhe shkollën e futbollit (me te cilat reforma kemi filluar nga momenti i par[ i aktiviteteve.)

Klubi ka një bord të aksionarëve me kryetarin e klubit në krye të cilët janë të kyqur drejtpërdrejt në riorganizimin e klubit dhe përvoja e tyre afariste po na shërben edhe për të bërë ma të lehtë tranzicionin dhe në klub të instalohet një kultur pak ma ndryshe e punës. 

Për momentin jemi në rrugë të mirë dhe kjo më bën më të guximshem dhe të them se jemi në gjatësi valore me dëshira e tifozve UJQIT!

Për fund:

Kam kënaqësinë të informoj se Bordi i Klubit FC Ferizaj në kuadër të zgjerimit te aktiviteteve  si dhe prurjes së mundësis se barabartë për t’u marr me lojën e futbollit për gjininë e kundërt ka marr vendim të aktivizoj Klubin e Futbollit për femra KFF FERIZAJ. Vazhdojm tutje!”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat