Shiten 150 mijë fanella brenda një dite

Futboll

Shiten 150 mijë fanella brenda një dite

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:19
Shiten 150 mijë fanella brenda një dite

Menjëherë pasi është caktuar numri që do të mbajë në fanelë, pas mbërritjes në Paris të Leo Messit, klubi PSG nxori në shitje fanelën me numrin 30, të cilin për dy vite do ta mbajë argjentinasi.

Pas shpalljes, në Paris, tifozët e shumtë janë vërsulur në drejt dyqaneve për të blerë fanelën e yllit argjentinas.

Mësohet se sipas shifrave të para brenda një ditë janë shitur 150 mijë fanela. Ndërsa janë verejtur radhë kilometrike të tifozëve përpara dyqanit të klubit për të blerë fanelën e Messit.

Ndërsa vetë argjentinasi u shfaq në fushën e stadiumit Parc de Princes, me fanelën e PSG, si pjesë e marketingut të klubit për të nxitur këto shitje. Messi zgjodhi numrin 30 ashtu sic beri kur ishte per here te pare te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat