Bayerni nuk humb kohë

Futboll

Bayerni nuk humb kohë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:43
Bayerni nuk humb kohë

Haaland te Bajern? Është një mundësi. Drejtori Sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiq konfirmoi se klubi po vlerëson mundësinë për të marrë sulmuesin norvegjez nga Borusia e Dortmundit. Bavarezët do ta provojnë.

E kuptueshme që Bajerni i njohur për strategjinë e tij për tu përforcuar brenda Bundesligës dhe që jo rrallë këto vitet e fundit ka bastisur pikërisht Dortmundit, të qëndronte indiferent ndaj situatës së një lojtari që shënon me breshëri si norvegjezi.

” Haaland është një lojtar i madh dhe besoj se edhe në këndvështrimin njerëzor është një djalë shumë i mirë. Natyrisht që jemi të interesuar për të. Nuk do të kishte kuptim të mos monitoronim një futbollist që shënon praktikisht një gol cdo ndeshje. kemi detyrën për të ndjekur situatën e tij, përndryshe do të ishim diletantë”.

Pengesa e vetme për momentin është financiare. Në situatën aktuale nuk egzistojnë fondet për një operacion specifik si ai për 21 vjecarin, por kjo nuk do të thotë se Bajerni është dorëzuar dhe shikon për ta bërë realitet Haaland në 2022. Në klasiken e fundit Haland ishte mes protagonistëve, shënoi dy gola që skuadrës së tij nuk i mjaftuan për të fituar, por që e vunë në vështirësi mbrojtjen e Bajernit.

Ylli i Borusias gjithsesi doli me kokën lart nga ajo sfidë, duke treguar se është trashëgimtari i denjë i Leëandoëskit. Halland është një zgjedhje e nivelit të parë për cdo klub të madh, por Chelsea ka marrë Lukakun, Reali ka Benzema dhe për vitin tjetër ka prenotuar Mbappe, dhe City është në ndjekje të Kane. Bajerni ndërkohë edhe pse ka Leëaondëskin, studion goditjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat