Kur do të kthehet Ibra?

Futboll

Kur do të kthehet Ibra?

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:38
Kur do të kthehet Ibra?

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, pasi humbi Kampionatin Evropian, tani do të presë që të kthehet në fushë edhe një muaj, ku do të humbasë fillimin e sezonit të ri në Serie A, për shkak se u vonua në rehabilitimin e gjurit.

Ibra aktualisht është duke u stërvitur, por individualisht dhe jashtë skuadrës së Milanit.

Ibra iu nënshtrua një operacioni në gju në qershor pasi u lëndua në një ndeshje kundër Juventusit. 

Në Itali, dy javë do të luhen pastaj do të ketë pauzë dy javorë për shkak të aktiviteteve kombëtare. 

Ai pritet të aftësohet pas kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat