Lajm i keq për Ronaldon

Futboll

Lajm i keq për Ronaldon

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:58
Lajm i keq për Ronaldon

Merkato e mbyllur për Cristiano Ronaldo-n që në fund ka qëndruar në Torino dhe po përgatitet të jetojë sezonin e tij të katërt me bardhezinjtë.

Do të jetë i fundit dhe me shumë mundësi më i komplikuar për portugezin, i cili duket se nuk do ta ketë vendin të sigurt në formacion.

Siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, Massimiliano Allegri, për shkak të rritjes së Chiesa-s, pranisë së Kulusevski-t, dëshirës për të aktivizuar Cuadrado-n në krah, dëshirën e Dybala dhe Morata për t’u kthyer në nivele të larta, do të duhet të zgjedhë.

Një situatë që lë shumë pak hapësira për CR7. Trajneri ka qenë i qartë në lidhje me dëshirën për të kthyer Dybala-n në qendër të projektit dhe Morata është i vetmi që mund ta mbulojë rolin e sulmuesit të parë pa patur nevojë të përshtate.

Cristiano nuk do të jetë më i paprekshëm, edhe për të ruajtur energjitë në prag të ndeshjeve më të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat