Basti më i madh i karrierës së tij

Futboll

Basti më i madh i karrierës së tij

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:22
Basti më i madh i karrierës së tij

Lionel Messi ka thënë se transferimi te PSG është basti më i madh i karrierës së tij.

“Po, mendoj se po. Kur kam thënë se doja të fitoja me çdo kusht, kam menduar edhe për familjen time dhe se ku mund të përshtateshin më mirë. Për të gjithë ne është një eksperiencë e re, por jemi gati”, ka thënë Messi në konferencën për shtyp.

Leo do të ketë shok skuadre Marco Verratti-n, i cili ka qenë shumë afër Barcelona-s pak vite më parë. I pyetur nëse italiani mund të bëhet Xavi ose Iniesta i PSG-së, Messi ka thënë:

“Po, pa dyshim. Janë vite që tregon se është një lojtar i madh, më i mirëi në botë në pozicionin e tij. Barcelona e ka kërkuar, tani që situata është përmbysur dhe kam ardhur unë të luaj me të. E njoh personalisht, është një djalë spektakolar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat