Juventusi siguron Locatellin

Futboll

Juventusi siguron Locatellin

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 21:19
Juventusi siguron Locatellin

Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli do të jetë përforcimi më i ri i Juventusit, ka njoftuar të mërkurën “Football-Italia”.

Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Sassuolon, dhe do ta zyrtarizoj transferimin e Locatellit të premten.

Mësohet se për kartonin e Locatellit, Juventusi do të paguajë 35 milionë euro dëmshpërblim.

Ndërkohë, Locatelli do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Locatelli 23-vjeçar është pjesë e Sassuolos prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Milani, ndërsa sezonin e shkuar shënoi katër gola dhe bëri tri asistime në 34 ndeshje në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat