Dukagjini nga Klina ka bërë goditje të madhe.
Finalisti i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar është përforcuar me mbrojtësin Ardin Dallku.
“Klubi ynë edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Dallku, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit.
Ardini është aktivizuar për tre vjet edhe në klubin e Vorsklës në Ukrainë, për të cilin ishte paraqitur ne gjashtëdhjetenëntë ndeshje, nga ato në pesë takime kualifikuese të Europa Ligës.
I lindur më 1 nëntor 1994, njëzetegjashtëvjeçari nga Vushtrria karrierën e kishte filluar në grup-moshat e Prishtinës.
Ardinit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellë̈n e klubit të Dukagjinit”, njofton KF Dukagjini.