Lajme aspak të mira për mesfushorin e kombëtares shqiptare

Futboll

Lajme aspak të mira për mesfushorin e kombëtares shqiptare

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:09
Lajme aspak të mira për mesfushorin e kombëtares shqiptare

Lajme aspak të mira për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Amir Abrashi. Futbollisti ka pësuar një dëmtim në mollëza në ndeshjen e fundjavës kundër Lozanës dhe për këtë arsyeje do të humbasë ndeshjen e ardhshme në Kupën e Zvicrës.

Lojtari i Grasshoper i është nënshtruar një operacioni, por që nuk pritet ta lërë për shumë kohë jashtë fushave të blerta. Mesfushori 31-vjeçar besohet se do kthehet në stërvitjen e ekipit në fillim të javës së ardhshme, transmeton KlanNews.

Futbollisti i kombëtares kuqezi firmosi sërish me Grasshoper në këtë merkato vere nga Frejburg me parametra zero. Me ekipin e Superligës zviceriane ka një kontratë deri në vitin 2023.

Abrashi pritet të jetë një futbollist kyç për kombëtaren shqiptare, me trajnerin Edi Reja që e vlerëson shumë për ndeshjet e shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat