Juventus ka provuar trajnerë të tjerë, por...

Futboll

Juventus ka provuar trajnerë të tjerë, por...

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:02
Allegri

Ish-trajneri i Juventus-it, Marcello Lippi, ka pranuar se kthimi i Massimiliano Allegri-t te bardhezinjtë nuk do të jetë në dështim.

“Edhe unë jam kthyer tek Juventus pas dy vitesh dhe kam fituar dy kampionate duke luajtur edhe një finale në Champions”, ka thënë ish-trajneri për Gazzetta dello Sport.

“Në këto nivele një ndalesë pas një cikli të gjatë të bën mirë: qetësohesh, studion taktika të reja dhe trajnerë të rinj, pasurohesh. Skuadra është e fortë dhe ai e njeh mirë.

Juventus ka provuar trajnerë të tjerë, nuk ia ka dalë dhe tani ka vendosur të kthehet fituese: askush si Max nuk mund ta interpretonte këtë rol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat