Messi befason: U kisha premtuar djemve

Futboll

Messi befason: U kisha premtuar djemve

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:31
Messi befason: U kisha premtuar djemve

Leo Messi ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore me PSG-në.

Ylli argjentinas mbërriti në qendrën stërvitore, bisedoi shkurt me trajnerin Pochettino dhe më pas u takua përzemërsisht me të gjithë shokët e skuadrës.

Sidomos me Neymar dhe Sergio Ramos, për të vijuar më pas me disa ushtrime të vogla dhe zbritja në fushë, aty ku ishte radha e ushtrimeve të tjera, këtë herë me topin. 34-vjeçari i dha fund aventurës 21-vjeçare me Barcelonën dhe tre vitet e ardhshme do e shohim te PSG.

Messi ka folur për BBC rreth ditëve intensive, si e përjetoi largimin nga Spanja, teksa zbulon edhe premtimin që i kishte bërë djemve të tij. “Babai im erdhi në shtëpi pasi kishte biseduar me Laportën. Ishte ai që më dha lajmin që rinovimi ishte i pamundur.

Ishte një moment që më duhej të përgatitesha për t’ia treguar Antonellës (gruaja) dhe djemve. Unë dhe Antonella nisëm të qanim, ishim të trishtuar dhe kërkuam mënyrën më të mirë për t’ua treguar fëmijëve.

Në dhjetor u kishim premtuar atyre që nuk do të largoheshim nga Barcelona dhe që do të vijonim të qëndronim. E dinim që largimi do të ishte shumë i vështirë për ta, sidomos për Thiagon“, deklaroi Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat