Lajm i keq për Ramosin

Futboll

Lajm i keq për Ramosin

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:00
Lajm i keq për Ramosin

Nuk ka nisur mirë aventura e Serxho Ramosit me skuadrën e PSG-së. Mbrojtësi spanjoll do të mungojë për 4 javët e ardhshme dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë i gatshëm as për kombëtaren e Spanjës për ndeshjet eliminatore kundër Suedisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Nuk dihet nëse trajneri Enrike do ta grumbullonte Ramosin, por tani është e qartë se mungesa e tij është e sigurt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi i PSG-së përmes një komunikate, ku shpjegon se Ramos vazhdon të ketë ende shqetësime që nga dëmtimi në muajin maj kundër Çelsit.

Kjo do të thotë se ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për afro 4 javë dhe pastaj mund të jetë nën urdhrat e trajnerit Poçetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat