Debutim ëndrrash

Futboll

Debutim ëndrrash

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 19:17
Debutim ëndrrash

Debutim ëndrrash për mbrojtësin Jurgen Goxha, i cili pak ditë më parë u transferua te skuadra e Sabail.

28-vjeçari, realizoi golin e fitores në përballjen e javës së parë të kampionatit ndaj Sabah Baku, që u mbyll me rezultatin 0-1.

Minuta e 30-të, pas një harkimi nga këndi, Goxha përfitoi nga një grushtim i portierit, duke goditur saktë me këmbë brenda zonës dhe duke e  dërguar topin në rrjetë nga fare afër.

Një gol ky që i siguroi 3 pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së Sabailit. Kujtojmë që Goxha, sezonin e kaluar ishte pjesë e Gabalës në kampionatin azerbajxhanas.

Ndërkohë për sa i përket aventurave në kampionatin shqiptar, 28-vjeçari është aktivizuar me Erzenin, Tiranën dhe Bylisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat