Moladavët nuk i japin vizën Lirim Kastratit, nuk mund të ndihmoj Dinamon në përballjen me skuadrën Sherif

Futboll

Moladavët nuk i japin vizën Lirim Kastratit, nuk mund të ndihmoj Dinamon në përballjen me skuadrën Sherif

Nga: F.B. Më: 15 gusht 2021 Në ora: 21:50
Lirim Kastrai

Futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij, Dinamo Zagreb në udhëtimin në përballje me Sherif të Tiraspoljes në ndeshjen e fundit kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Lajmi është transmetuar në mediet kroate edhe ato serbe, ku thuhet se Moldavia nuk ka dashur t`i jap vizë Kastratit, pasi ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Duam të njoftojmë opinionin sportdashës dhe adhuruesit se NK Dinamo ditë më parë ka dërguar kërkesë në shtetin moldav për futbollistin e ekipit të parë Lirim Kastrati me nënshtetësi të Kosovës, që t`i jepet viza për hyrje dhe qëndrim në Moldavi në ndeshjen e play-off-it të Ligës së kampionëve mes Sherif dhe Dinamo”.

Nga NK Dinamo është kumtuar se “pas kontakteve intensive mes Federatës Kroate të Futbollit dhe UEFA-së , të dielën morëm njoftimin se nuk mund të mundësohet hyrja në këtë shtet për Lirim Kastratin”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat