Futbollisti trondit: Flenë ose janë lakuriq...

Futboll

Futbollisti trondit: Flenë ose janë lakuriq...

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:11
Futbollisti trondit: Flenë ose janë lakuriq...

Nicklas Bendtner, për të gjithë “Lord Bendtner”. Ai që nuk është saktësisht prototipi i futbollistit ideal, të paktën për modelet që duhet të shmangin marrëzitë e tij. Në gjuhën daneze, gjeniu dhe pamaturia bashkohen në përsosmëri tek ai.

Një qendërsulmues i aftë për të shënuar gola në të gjithë botën, por edhe për të marrë një gjobë për shfaqjen e të brendshmeve të sponsorizuara pas një goli në Kampionatin Europian, ose përfundimit në burg pas një grindjeje me një shofer taksie.

Prandaj nuk është për t’u habitur që autobiografia e tij, e titulluar “Të dyja anët” është pikërisht një lavdërim i kësaj natyre të dyfishtë. “The Sun” raporton disa pasazhe nga libri i ish-lojtarit të Juventusit, në të cilat Bendtner flet për… prostitutat.

PSE – Shpjegimi pse futbollistët kanë përfunduar në skandale seksuale vjen prej tij. Sepse në thelb të gjithë e bëjnë atë, ose pothuajse: “Ky është një fenomen shumë i përhapur në futbollin profesional. Disa janë kapur, por më besoni, të gjithë në futboll kanë dëgjuar për dikë që e bën këtë, veçanërisht në Angli, ku është tradicionale t’i tregosh ekipit historitë intime”.

Po pse të paguash, kur një yll futbolli nuk duhet ta ketë të vështirë të takojë vajza? Niklas ka teorinë e tij: “Të paguash një prostitutë është më pak e rrezikshme sesa të marrësh në shtëpi një vajzë që njihet përreth. Dhe nëse je një person jobesnik, rrezikon shumë të shkosh në krevat me një vajzë normale. Nuk duhet ta bësh, të paktën kur je futbollist, nëse nuk do telashe më pas”.

HOTELI – Pikëpyetja është e thjeshtë: ka shumë rreziqe, veçanërisht nga pikëpamja e medias: “Unë di shumë incidente që përfshijnë prostituta, por di po aq përpjekje për zhvatje përmes rrjeteve sociale.

Po flasim për njerëz që dalin jashtë në mbrëmje, që e lëshojnë veten lehtësisht, por më pas femrat i fotografojnë ndërsa flenë ose janë lakuriq. Dhe kur t’i kenë ato fotografi, ata mund t’ju kërkojnë para për të heshtur. Ndryshe ta nxjerrin bojën nëpër media”.

Pikërisht kjo nuk duket se ndodh me femrat… profesioniste: “Nuk je saktësisht 100% i sigurt nëse shkon me to, por prostitutat kanë një biznes për të mbrojtur. Po, kam qenë dëshmitar i futbollistëve të dorës së parë që shkonin me prostituta, gjithashtu

. Zakonisht futbollistët zgjedhin hotele në vende të braktisura nga Zoti për të mos i pikasur askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat