Gjyqtarët shqiptarë ishit tejet të rrezikuar nga pushtuesi serb 

Futboll

Gjyqtarët shqiptarë ishit tejet të rrezikuar nga pushtuesi serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:47
Në të majtë Rexhep Patoku, Nysret Prekazi, Iljaz Spahiu dhe Skënder Selmani

Sot është 30 vjetori i themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Tre dekada kur sporti i Kosovës në përgjithësi u pavarësua nga ai ish jugosllav dhe serb.

Kush më shumë e kush me pak dha kontribut, trajnerët, futbollistët, delegatët, familjarë që lëshuan fushat pjellore në fusha të futbollit, mjekët sportivë, donatorët, zyrtarë të federatës, veprimtarë sportivë dhe këmishëzinjtë apo gjyqtarët e futbollit, pa ta nuk do të kishte zhvillim të lojës ashtu si duhet dhe i ka hije, ishin më të rrezikuarit.

Gjyqtarët e futbollit, kush më shumë e kush me pak kanë dhënë kontribut të madh, të cilët ishin më të rrezikuari, gati sa njëri prej tyre e pagoi edhe me kokë, siç ishte Iljaz Spahiu, u rrah fortë e keq nga sigurimi serb, e shumë gjyqtarë të tjerë që u maltretuan, u rrahën dhe u morën në biseda informative. Të gjithë ishin në front të luftës, sidomos gjyqtarët ishin tejet të rrezikuar. 

Gjyqtarë të shquar nga Nysret Prekazi, Iljaz Spahiu, Ismet Sejdiu, Rexhep Patoku, Ibrahim Delibashzade, Ismajl Kosumi, Shemsi Humolli, Isa Mustafa, Feriz Parllaku, Shyqeri Gashi, Njazi Shuleta, Enver Qsoja, Enver Voca, Musa Gashi, Sylejman Havolli, Ruzhdi Breznica, Xhafer Zeqiri, Adil Sopi, Beqir Hoxha, Vehbi Brahimi, Agim Hasani, Ramiz Peshteri, Haki Qufaj, Arsim Spahiu, Litfullah Shehu, Gëzim Hadri, Ramiz Peshteri, Maksut Hoxha, Veton Selmani, Afrim Haliti, Nexhmedin Mehana, Basri Muçolli, Naser Ajvazi, Nexhmedin Bunjaku, Ferat Morina, Gani Havolli, Ramadan Hoxha, Skënder Hoxha, Erkin Skënderi etj. 
  
Kryesia e parë 1991-1993

Shinasi Berisha, kryetar
Ramadan Hoxha, nënkryetar
Skender Selmani, nënkryetar
Hadi Mehmeti, sekretar
Anëtarët e Kryesisë:
Shinsi Berisha,
Ismajl Kosumi
Ismet Shurdhani
Jahja Hashani,
Skënder Hoxha
Abdullah Syla,
Skënder Semani
Gani Gjakaj
Muhedin Dujaku,
Arsim Spahiu,
Ramadan Hoxha,
Ejup Jakupi,
Shyqeri Gashi
Fuat Kryeziu
Komisioni për delegimin e gjyqtarëve:
Ismajl Kosumi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat