Koeman: E dimë që duelet në “San Mame” janë gjithmonë të vështira

Futboll

Koeman: E dimë që duelet në “San Mame” janë gjithmonë të vështira

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:53
Koeman: E dimë që duelet në “San Mame” janë gjithmonë të vështira

Rei Manaj është grumbulluar sërish nga trajneri Ronald Koeman për ndeshjen e sotme kundër Bilbaos.

Këtë herë sulmuesi i Kombëtares shpreson që të ketë fat dhe të bëjë debutimin me ekipin e parë ë Barcelonës. Ishte në stolin e rezervave edhe për duelin e parë të kampionatit kundër Sociedadit dhe nuk ia doli që të luante sepse ndeshja mori një rrjedhë të çuditshme në fundin e saj. Por, sot mund të jetë dita.

Megjithatë, nga konferenca për shtyp nuk erdhën lajme pozitive për shqiptarin.

Trajneri Koeman tha se Breithueit është një lojtar i rëndësishëm dhe mund të luajë në disa role. Holandezi tha se ai mund të qëndrojë te Barcelona, por kjo është një merkato e çuditshme.

“E dimë që duelet në “San Mame” janë gjithmonë të vështira. Atletiko është përmirësuar shumë. Ka bërë një fazë përgatitore 6 javë dhe kjo duket. Është një ekip i fortë, por e dimë se si do të sillemi dhe çfarë ndeshje duhet të bëjmë”, tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat