Bayerni ka një synim

Futboll

Bayerni ka një synim

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 12:20
Bayerni ka një synim

Ueston MeKeni papritur ka përfunduar në merkato. Mesfushori amerikan i cili erdhi verën e kaluar nga Shalke te Juventusi, mësohet se ka përfunduar në lupën e disa prej skuadrave më të rëndësishme të Europës ku spikat Bajerni i Mynihut.

Klubi gjerman është në kërkim të një tjetër përforcimi në boshtin e ekipit, duke parë se francezi Korentin Toliso vazhdon të përndiqet nga dëmtimet dhe lojtari ideal që duket për të pasur një rol të rëndësishëm në skuadrën e Julian Nagelsmanit është pikërisht amerikani.

Mesfushori 22-vjeçar bëri një prezantim fantastik nën urdhrat e Andrea Pirlos, duke treguar cilësi të rëndësishme atletike, por edhe teknike. Gjithsesi, në Torino MeKeni nuk është pjesë e atyre lojtarëve që konsiderohen të pashitshëm, prandaj pasi e blenë për 21.5 milionë euro nga Shalke, vlerësimi minimal i Juventusit kundrejt kartonit të lojtarit është 30 milionë.

Të paktën kjo është shifra që drejtuesit bardhezi i kanë kërkuar Bajernit të Mynihut, pas interesimit që këta të fundit kanë shfaqur ndaj MeKenit, ndërsa për klubet angleze shifra edhe mund të rritet deri në 35-40 milionë euro.

Kjo, për arsyen se përveç Arsenalit, nga Premier Liga për MeKenin kanë shfaqur interes edhe Totenhemi, Lestëri dhe Liverpuli. Ndërkohë, Juventusi vazhdon të presë ofertat dhe të vlerësojë më të mirën e mundshme, ndonëse MeKeni nuk do të largohet kurrsesi nëse në Torino nuk zbarkon Miralem Pjaniçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat