Allegri flet për Ronaldon

Futboll

Allegri flet për Ronaldon

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:31
Allegri flet për Ronaldon

“E para e kampionatit është gjithmonë një ndeshje shumë e vështirë”. Kështu e paralajmëroi Juven e tij Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes jashtë, ndaj Udinese, e cila do të shënojë “debutimin” e tij të ri në Serie A si trajner i bardhezinjve.

“Udinese është fizikisht e fortë, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kundërshtari është i mirë në kundërsulm, luan futboll të shpejtë dhe ka mbrojtje të strukturuar. Për ne është e para dhe do të duhet të jemi gati, që të kthehemi nga Udine me fitore. Do të na duhet një paraqitje solide, teknike dhe e duruar. Sampdoria është një rival i mërzitshëm për ne”, shtoi Allegri.

Më tej, trajneri bardhezi u ndal te Cristiano Ronaldo: “Të enjten (në testin familjar kundër U-23) ai nuk luajti, sepse i dhashë gjysmë dite riaftësim. Sidoqoftë, është në dispozicion për nesër. Për ne është një vlerë e shtuar, duhet ta rrisim atë me një punë ekipore. Ronaldo më tha se do të qëndrojë te Juve, kështu që ne i sqarojmë gjërat mirë”.

Pastaj përshëndetja për Locatelli, i cili iu bashkua Juventusit ditët e fundit: “Jam i lumtur me ardhjen e Manuelit, ai është rritur shumë. Është bërë një lojtar i rëndësishëm. Ai ende nuk është në gjendje optimale, ka punuar pak dhe ka nevojë për t’u përshtatur. Nëse kemi nevojë, ai mund të luajë për disa minuta, pastaj do të ketë kohë për të punuar. Do ta shohim më mirë pas pushimit të ekipeve kombëtare”.

Pastaj, disa fjalë për Dybala: “Cilësitë e tij teknike nuk diskutohen. Këtë sezon e nis si në vitin e tij të parë te Juve, me dëshirën për të dhënë gjithçka pas dy vitesh jo në lartësinë e tij”.

Lidhur me mundësinë për përforcime të reja: “Klubi mendon për merkaton. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët në dispozicion. Kemi shumë lojtarë të rinj, ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë ata të rriten dhe të na i rrisin vlerat si ekip”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat