Trajneri i Bayernit: Duhet të tregohemi të kujdesshëm

Futboll

Trajneri i Bayernit: Duhet të tregohemi të kujdesshëm

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:26
Trajneri i Bayernit: Duhet të tregohemi të kujdesshëm

Me trofeun e parë të sezonit në xhep, Bayerni i Mynihut dhe trajneri Julian Nagelsman janë gati për ndeshjen e dytë të kampionatit.

Kampionët në fuqi do të presin sot Këlnin në “Allianz Arena” ku do të kërkohen vetëm tri pikët për të harruar barazimin në Gladbah javën që shkoi. Trajneri gjerman tha se ishte gati për sfidën e radhës dhe se priste të fitonte ndeshjen e dytë përball publikut.

"Nuk ka ndeshje të lehta dhe këtë e pamë dhe në Gladbah. 

Të gjithë kundërshtarët motivohen dyfish ku luajnë ndaj Bajernit.

Ndaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të marrim frenat e lojës në dorë. Kam besim te lojtarët e mi, morali është i lartë pas Superkupës dhe do ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë këtë moment duke kërkuar që nesër (sot) të zbresim në fushë vetëm për fitore", ka thënë trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat