Kthehet që të gjejë rrjetën me Petrolul në Rumani

Futboll

Kthehet që të gjejë rrjetën me Petrolul në Rumani

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:23
Kthehet që të gjejë rrjetën me Petrolul në Rumani

Armando Vajushi ka realizuar golin e radhës me Petrolul në Rumani.

Sulmuesi shqiptar ia doli që të tund rrjetën edhe kundër Vitorul Panduri në fitoren e arritur në shifrat 0-3.

Futbollisti 29-vjeçar dërgoi topin në portën kundërshtare pas pasimit të bukur që i erdhi nga krahu i djathtë, ku në brëndësi të zonës nuk e kishte të vështirë që të shënonte.

Më herët Vajushi kishte ndihmuar në grumbullimin e tre pikëve ndaj Csikszereda.

Petrolul do të arrinte që të fitonte 2-0, ndërsa futbollisti shqiptar shënoi nga 11-metrat.

Ky ishte goli i dytë për Armandon në katër ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni në Ligën e Dytë të Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat