Hutter: Më mirë të mbylleshim në shtëpi

Futboll

Hutter: Më mirë të mbylleshim në shtëpi

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:52
Hutter: Më mirë të mbylleshim në shtëpi

Një barazim pas një loje mjaft të mirë ndaj Bayernit të Mynihut, kishte rritur ndjeshëm optimizmin te Borussia Monchengladbach, që pa makthe pasditen e të shtunës në transfertën ndaj Bayer Leverkusenit.

Trajneri Adi Hutter pranoi se skuadra e tij nuk i ngjante aspak asaj që një javë më parë u përball si e barabartë me Bayernin e Mynihut, teksa nuk ngurroi t’u japë merita edhe kundërshtarëve, të cilët treguan dëshirë e grintë.

“Ishim shumë larg asaj ndeshjeje me Bayernin. Leverkusen e meritoi plotësisht fitoren, pasi tregoi grintë e dëshirë në fushë, por u ndihmua edhe nga paraqitja jonë, që nuk ishte aspak në lartësinë e pritshmërive”, deklaroi trajneri Hutter.

Si të mos mjaftonin katër golat e pësuar, trajneri i M’Gladbach pa t’i dëmtoheshin edhe katër prej titullarëve të tij, teksa situata më serioze është për Stefan Lainer, që ka thyer kyçin e këmbës dhe pritet të qëndrojë shumë muaj jashtë.

“Ishte nga ato ditë që më mirë të rrinim të mbyllur në shtëpi, pasi shkoi çdo gjë keq. Thuram kishte probleme muskulore, ndërsa më pas erdhi ajo ndërhyrje e rëndë ndaj Lainer, që ka thyer kyçin e këmbës dhe do të qëndrojë disa muaj jashtë. Edhe Ginter e Plea u larguan për arsye dëmtimi, ndonëse situata me këta është disi më e lehtë. Sa u përket ofertave në drejtim të Thuram, mund t’u them se vetë Marcus më konfirmoi që do qëndrojë me ne të paktën edhe këtë sezon”, tha tekniku i M’Gladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat