Vinicius më i miri: Levante 3-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Futboll

Vinicius më i miri: Levante 3-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 00:59
Vinicius

Real Madridi mori një pikë të mundimshme në javën e dytë në La Liga, pasi barazoi 3-3 në udhëtim te Levante.

Golat për Los Blanos i shënuan Gareth Bale dhe dy herë me Vinicius Junior, derisa për vendasit realizuan Roger Marti, Jose Campana e Rober Pier.

Real Madridi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.87, me Levanten që u vlerësua 6.59.

Vinicius ishte lojtari më i mirë në këtë takim me dy golëshin e tij dhe u notua me 8.0.

Në anën tjetër, dështimet i kësaj sfide dolën të ishin të dy portierët, Thibaut Courtois dhe Aitor Fernandez që u vlerësua me 5.7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat