Klauzola e çmendur

Futboll

Klauzola e çmendur

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:42
Klauzola e çmendur

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në media. Frederiko Valverde i ka premtuar besnikëri Real Madridit deri në vitin 2027. Sipas “Goal.com”, mesfushori uruguaian, ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës, e cila përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.

Valverde është pjesë e madrilenëve, prej 6 sezonesh, teksa u ble nga klubi uruguaian i Penarolit në vitin 2016.

Futbollisti 23-vjeçar, shihet nga drejtuesit si një futbollist me të ardhme të ndritur, teksa këtë të fundit kanë vendosur ta blindojnë, duke i ofruar një kontratë afatgjate dhe një klauzolë stratosferike lirimi.

Mesfushori në total ka regjistruar 104 paraqitje me Real Madridin ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Kontrata e uruguajanit me madrilenët skadonte në 2025, ndërkohë që palët kanë rënë dakord që të zgjasin bashkëpunimin edhe për 2 vite të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat