Vjosa vazhdon me rezultate pozitive

Futboll

Vjosa vazhdon me rezultate pozitive

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:24
Vjosa vazhdon me rezultate pozitive

Vjosa ka zhvilluar ndeshjen kontrolluese të radhës, ku u përball me Rilindjen.

Në stadiumin e qytetit në Shtime, vendasit fituan me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm për skuadrën nga Shtimja e shënoi Florent Molliqaj.

Të dy skuadrat kanë pasur një verë aktive, ku edhe kanë zhvilluar disa miqësore për tu përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.

Vjosa dhe Rilindja garojnë në Ligën e Dytë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat